Ministri Mehaj priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq

Bashkëpunimi fqinjësor dypalësh me Malin e Zi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me interes të madh për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kështu u tha në takimin në mes të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe të ngarkuarit e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq. Në këtë takim, Ministri Mehaj me Ambasadorin Biboviq diskutuan format e bashkëpunimit dhe bashkërendimin të aktiviteteve mes ministrive dhe forcave tona respektive në iniciativat rajonale, ku Ministri Mehaj e falënderoi për përkrahjen dhe mbështetjen e Malit të Zi për procesin e integrimeve euroatlantike dhe evropiane.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.