Ministri Mehaj priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i uroi për marrjen e detyrës.Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu bashkëbiseduesit të tij mirënjohjen e thellë për kontributin e shtetit belg në ndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën, që krahas bashkëpunimit bilateral në fusha tjera, të vendoset edhe bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Nga ana e tij, z. Sassel shprehu vlerësimin e lartë në të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale në Ministrisë së Mbrojtjes si dhe vizionin e saj për të ardhmen.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.