Ministri Mehaj priti në takim shefin e Ambasadës së Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot Shefin e Ambasadës së Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek. Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Bilek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për zhvillimin e vendin tonë në përgjithësi dhe me rolin e saj me trupat çeke në misionit të NATO-s në ruajtjen e sigurisë së vendit, në veçanti. Më pas, ai e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen. Nga ana e tij, Shefi i Ambasadës Çeke Pavel Bílek theksoi se Republika Çeke si anëtare e NATO-s ndihmon për të përmbushur angazhimin e saj për të siguruar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Ai vlerësoi qëllimet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit euro-atlantik. Në fund, Ministri Armend Mehaj propozoi që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.