Ministri Mehaj, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, znj. Ariella Viehe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.

Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi znj. Viehe me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK si dhe planet për të ardhmen.

Gjithashu, Ministri Mehaj e njoftoi edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.

Në vazhdim, Ministri Mehaj me Znj. Viehe diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ministri Mehaj, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, potencoi rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Për angazhimet zyrtare të institucioneve të vendit, Ministri Mehaj e njoftoi znj. Viehe edhe me strategjinë aktuale shtetërore në funksion të proceseve integruese të Kosovës në NATO.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.