Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës kapelanin amerikan të Bondsteel, major Cory Van Sloten

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim lamtumirës kapelanin e Kampit Bondsteel, major Cory Van Sloten, i cili shoqërohej nga kapelani i FSK-së, rreshter major, Agim Gashi.Në këtë takim, major Van Sloten, njoftoi ministrin Mehaj rreth bashkëpunimit me Kapelaninë e FSK-së, si dhe për punën dhe angazhimin e tij nëntëmujor në Kapelaninë e udhëhequr nga ai.Ministri Mehaj e falënderoi major Van Sloten për punën dhe kontributin e tij dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e kapelanisë në FSK. Ndërkaq, rreshter major, Agim Gashi, e njohu ministrin Mehaj rreth ecurisë së krijimit të kapelanisë së FSK-së si përgjegjëse për promovimin e kujdesit shpirtëror të pjestarëve të FSK-së pavarësisht nga përkatësia fetare e tyre.Ministria e Mbrojtjes si institucion i mbështetur në parimet dhe vlerat demokratike dhe ato të ministrive të mbrojtjes së vendeve partnere dhe anëtare të NATO-s, përveç tjerash, promovon vazhdimisht politikat e të drejtave të njeriut pavarësisht përkatësisë etnike, fetare e racore të pjestarëve të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.