Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës Atasheun ushtarak amerikan në Kosovë, Major Bret Wisecup

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës Atasheun ushtarak amerikan në vendin tone, Major Bret Wisecup, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në kuadër të bashkëpunimit bilateral ushtarak me forcat amerikane është me peshë të madhe për proceset tona zhvillimore.
Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për shërbimin me përkushtim dhe angazhim të lartë përgjatë periudhës së shërbimit të tij në vendin tonë.
Me këtë rast, me motivacion për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Mehaj e dekoroi Majorin Wisecup me medaljen “Shërbim i shquar”.
Prishtinë, 05.07.2022
 
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.