Ministri Mehaj priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe ish-Presidenti Sejdiu diskutuan për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë. Gjithashtu, u diskutua për proceset reformuese dhe sfidat aktuale në procesin e integrimit evropian, për çka vlerësuan nevojën e forcimit të unitetit politik dhe qytetar të të gjithëve pa dallim.
06.07.2022
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.