Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin Naim Maloku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ushtarakun dhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, gjeneral Naim Malokun. Gjatë këtij takimi, gjeneral Maloku shprehu vlerësimin për të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale dhe vizionin e ministrit Mehaj për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e veçantë për këshillat profesionale nga dija dhe përvoja e gjatë e gjeneral Malokut, për zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike, mjedisin global dhe atë rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis.Po ashtu, ministri Mehaj u shpreh mirënjohës ndaj gjeneralit Naim Maloku për kontributin e vazhdueshëm në realizimin e vizionit nacional, si dhe qëllimeve dhe objektivave për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.