Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman, Bernd Schütt

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schütt. Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.