Ministri Mehaj priti në takim drejtoren e Komitetit Hebraiko-Amerikan (AJC) në Jeruzalem, znj. Avital Leibovich

Në kuadër të takimeve me personalitete të shquara ndërkombëtare, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, priti sot në takim drejtoreshën e Komitetit Hebraiko- Amerikan (AJC) në Jeruzalem, znj. Avital Leibovich, njëherit oficere me gradën nënkolonel e Forcave Rezervë të Mbrojtjes së Izraelit.Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e saj dhe komitetit që drejton në mbështetje të Kosovës në nivelet vendimmarrëse në Izrael dhe SHBA, si dhe kontributit të jashtëzakonshëm në promovimin e modelit tonë të bashkëpunimit fetar dhe tolerancës si një model dhe instrument i paqes globale. Ai gjithashtu njoftoi me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimet strategjike dhe objektivat e tij operacional për FSK-në në të ardhmen.Nga ana e saj, znj. Leibovich, vlerësoi lartë lidershipin e ministrit Mehaj si dhe shprehu gatishmërinë e saj të plotë, që si ushtarake profesioniste dhe drejtore e AJC-së, të ofroj mbështetjen e saj në relacion me Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit në funksion të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët, tani pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.Si dy autoritete me sfond ushtarak karriere, më pas diskutuan për mjedisin global dhe rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet që influencojnë në sigurinë globale por edhe të dy vendeve dhe sistemet më të efektshme të mbrojtjes në kohët që po jetojmë .

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.