Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.Në këtë takim, u ritheksua se do vazhdojë bashkëpunimi i mirë në mes të dyja vendeve, në realizimin e planit të bashkëpunimit bilateral, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mbështetjes nga qeveria gjermane në procesin e tranzicionit dhe avancimin e mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Ministri Mehaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Rohde dhe qeverinë gjermane për përkrahjen në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.