Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Më këtë rast, u ritheksua se të dy vendet kanë një bashkëpunim miqësor në mes vete dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, në realizimin e planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri Mehaj në këtë takim e falënderoi Ambasadorin Rohde për mbështetjen e dhënë nga ana e Republikës së Gjermanisë në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK. Nga ana e tij, Ambasadori gjerman, Joern Rohde, e ritheksoi vullnetin e mirë të Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.