Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin finlandez, Matti Nissinen

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si interes i përbashkët.

Nismën e Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s, angazhimin e këtij shteti në misionet tjera paqeruajtëse, si dhe rritjen e numrit të trupave në misionin e KFOR-it, si mbështetje e vazhdueshme për Kosovën, e bëjnë Finlandën një partner të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes në veçanti.

Ministri Mehaj dhe Ambasadori Nissinen u dakorduan se shkëmbimi i përvojave ndërmjet ushtrive ndikon në avancimin e përgjithshëm ushtarak, që është në frymë të misionit tonë të përbashkët, si dhe sigurimit të stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.