Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi ambasadorin Westerlund për të arriturat e Ministrisë, zhvillimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, përmes zbatimit të Planit të Tranzicionit, rregullimin legjislativ, që së shpejti pritet t’i jepet rrugë si kornizë e rëndësishme dhe e domosdoshme sa i përket konsolidimit rreth organizimit të brendshëm, si dhe avancimit në resurse humane dhe operacionale, duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi, në mes të tjerash, Ministri Mehaj theksoi se: “Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.