Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Një ndër temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Mehaj dhe ambasadorit Abbot ishte lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët në fushën e mbrojtjes, në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes.Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe lidhur me situatën aktuale të sigurisë ku të dy u pajtuan se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.