Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze

Në prag të vizitës së tij në Budapest, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për kontributin e kontingjentit ushtarak hungarez në kuadër të KFOR-it.Në vazhdim ministri Mehaj me ambasadorin Bencze, diskutuan çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Të dy u pajtuan, që të gjitha çështjet e interesit të përbashkët në mes dy ministrive të mbrojtjes, t’i konkretizojnë në Memorandumin e ri të Mirëkuptimit, që do të nënshkruhet së shpejti në mes ministrave të mbrojtjes së dy vendeve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.