Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës Federalë të Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde.Në këtë takim u bisedua rreth bashkëpunimit të deritashëm të Ministrisë së Mbrojtjes me ministrinë gjermane të mbrojtjes, në mundësitë e ofrimit të edukimit dhe trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së në Gjermani si dhe lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes.Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Rohde për ndihmën e vazhdueshme që shteti gjerman ka dhënë për vendin dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes.Në anën tjetër, ambasadori Rohde e rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në projekte konkrete në mes të dy vendeve, me qëllim të avancimit të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.