Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev. Me këtë rast, ambasadori Gudjev, përveç urimeve për detyrën e ministrit, theksoi edhe mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike dhe iniciativat rajonale dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mb

rojtjes. Nga ana e tij, ministri Mehaj e njoftoi me prioritetet e tij si dhe vlerësoi përkrahjen e shtetit mik bullgar për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së. Në fund, të dy u pajtuan se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.