Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen ambasadores Gomes për përkrahjen e deritashme të Luksemburgut në Kosovë, në projekte të fushave të ndryshme.Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe në nivel të marrëveshjes në mes ministrive të dy vendeve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.