Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve mike në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj priti sot në takim, ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo. Me këtë rast, ambasadorja Lobbezoo e uroi ministrin Mehaj për detyrën dhe i dëshiroi suksese në punën e tij duke theksuar interesimin e Qeverisë së Holandës që bashkëpunimi në mes dy vendeve edhe në fushën e mbrojtjes të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadoren Lobbezoo për mbështetjen e qeverisë holandeze me ministrinë dhe forcat e saj ushtarake për të arriturat e deritashme dhe theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në përputhje me interesat e përbashkëta të dy ministrive dhe ndikimit të tyre në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.