Ministri Mehaj priti ministrin (zëvendës ambasadorin) japonez Tatsuya Machida

Ministri i mbrojtjes zoti Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën zotin Tatsuya Machida. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori) i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim – shpëtimit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.