Ministri Mehaj priti ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në këtë takim dy ministrat diskutuan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, fillimisht me identifikimin e fushave me interes të përbashkët e pastaj me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që ndikojnë në të mirën e qytetarëve tanë. Ministri Mehaj premtoi se nga kapacitetet e Ministrisë dhe FSK-së, do të mbështesë sistemin e administrimit të pushtetit lokal edhe bazuar në detyrimin ligjor për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.