Ministri Mehaj priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fillim, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Mehaj dhe përcolli urimet për detyrën nga ana e homologut të tij, ministrit Niko Peleshi. Duke vlerësuar lartë personalitetin, eksperiencën dhe profilin ushtarak të ministrit Mehaj, ai shprehu besimin e plotë në suksesin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në perspektivën vijuese zhvillimore.Ministri Mehaj nga ana e tij, falënderoi ambasadorin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Republikës së Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Republikës së Kosovës. Ai, ndër tjera, foli edhe për kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarakë të FSK-së përmes shkollimit, trajnimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptar në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ministri Mehaj theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta sipas konceptit bashkëkohor të “Smart defence” në mes dy ministrive dhe forcave, thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore në funksion të interesave të përbashkëta si dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.