Ministri Mehaj prezantoi Raportin e 100 ditëshit të punës së Ministrisë së Mbrojtjes

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbajti ekspozenë e tij duke prezentuar Raportin e 100 ditëshit të punës së Ministrisë së Mbrojtjes. Në ekspozenë e tij, ministri Mehaj prezantoi vendimet dhe aktivitetet e shumta të realizuara në të gjitha nivelet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Para se të prezantoj vargun e vendimeve dhe aktiviteteve të shumta , ministri Mehaj theksoi se ato janë në funksion të përmbushjes dhe realizimit të qëllimeve strategjike dhe objektivat operacional të tij të përcaktuar për 4 vitet e ardhshme e që rezultojnë në realizimin e prioriteteve të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai vlerësoi lart angazhimin e të gjithë stafit të tij dhe të gjithë personelit të Ministrisë dhe Mbrojtjes dhe FSK-së me një mirënjohje të veçantë Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, partneritetit të ngushtë dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së, partnerëve tjerë dhe KFOR-it për bashkëpunimin dhe përkrahjen e plotë për të arritur këtë progres brenda kësaj periudhe. Ndër të tjera, ministri Mehaj siguroi kryeministrin Kurti dhe kabinetin qeveritar se puna dhe aktivitetet në MM dhe FSK do të vazhdojnë me ritmin e duhur për të realizuar qëllimet dhe objektivat e tij në kohën dhe cilësinë e duhur në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor. Kështu do të arsyetojmë edhe besimin e mbështetjes së qeverisë dhe qytetarëve tanë. Në vazhdim shih linkun e Raportit 100 ditësh të punës së Ministrisë së Mbrojtjes në formatin e shkurtër.

LINK: https://drive.google.com/file/d/1PEzlf5mcfZjvI9UykViFnbvs8Gk2OQig/view?fbclid=IwAR0DkN-p8bYmVqcQJrTIwswRrbp_kcWHQ0u_77mkH1wH4Dy9YoJvLYLAIGM

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.