Ministri Mehaj përcjell nga afër aktivitetet stërvitore në Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot vizitoi Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës (KDS) në kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj.

Me këtë rast, ai u pritë nga komandantja e KDS-së, Gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila shoqëroi Ministrin Mehaj në inspektimin e aktiviteteve stërvitore që po  zhvillohen aktualisht në qendrat e KDS-së.

Fokusi i vizitës ishte njohja me procesin trajnues të planifikuar, respektivisht Kursin për snajper dhe Kursin e avancuar për lider.

Ministri Mehaj, përgëzoi Gjeneral Spahiun si dhe insktruktorët e kursantët për performancën, rezultatet, si dhe cilësinë e organizimit dhe realizimit të kurseve përkatëse.

Kursi i avancuar për lider është i orientuar në pesë module: ligjshmëri, udhëheqje dhe menaxhim, planifikim i operacioneve, operacionet ushtarake dhe taktika, ndërsa në Kursi për Snajper, ushtarakët tanë po aftësohen për qitje precize, për ndikimin e faktorëve gjatë qitjes si era, këndi, distanca, graviteti, sistemet MOA dhe MRAD.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.