Në kuadër të vizitave zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Mehaj do të pritet në takim nga homologu i tij, Niko Peleshi. Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.