Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Bullgari

Ministri I Mbrojtjes Armend Mehaj, ka realizuar vizitën e tij dyditore në Bullgari, me ftesë zyrtare të homologut të tij, Ministrit të Mbrojtjes Bullgare, Dragomir Zakov.
Gjatë kësaj vizite Ministri Mehaj, përveç takimit zyrtar me Ministrin Zakov, ka marrë pjesë edhe ne dy evente të rëndësishme si dhe vizita e takime me autoritete të rëndësishme diplomatike, akademike dhe ushtarake bullgare.
Në takimin kryesor, dy ministrat përveç diskutimeve lidhur me zhvillimet në mjedisin e sigurisë në kontekstin e ri gjeopoltik, vlerësuan shumë të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy ministrive dhe forcave I cili pritet në kurorëzohet me memorandum bashkëpunimi në të ardhmen.
Ministri Mehaj , gjithashtu, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes “Hemus 2022” si dhe në konferencën ndërkombëtare “Where will the strategic compass take Europe to?”.
Gjatë vizitës zyrtare, Ministri Mehaj ka vizituar Kolegjin Nacional Ushtarak “Georgi Rakovski”, ku u pritë nga Komandanti, njëherit Rektori i saj Gjeneralmajor Todor Dochev, si dhe Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve.
Gjatë vizitës dyditore në Bullgari, u takua edhe me Drejtorin e Atlantic Council, Dr. Solomon Passy si dhe Drejtoren e Institutit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Akademisë Bullgare të Shkencave, Prof. Galia Angelova, e cila njëherit është edhe Anëtare e Bordit të Lartë Këshillimor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Teknologjinë në zhvillim.
Vizita e Ministri Mehaj në Bullgari është në kuadër të realizimit të objektivit strategjik për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit me vendet e NATO-s në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
 
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.