Ministri Mehaj nderoi me mirënjohje kolonelin kroat Milan Slavica

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak kroat të NALT, kolonel Milan Slavica.Me këtë rast, ministri Mehaj, kolonelit Slavica i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Po ashtu, ministri Mehaj e falënderoi përzemërsisht për angazhimin e tij në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike të fundit në Kroaci, si dhe shprehu vlerësimin e lartë për gjithë mbështetjen vëllazërore të shtetit dhe popullit kroat, për të gjitha të arriturat e deritashme në vend.Nga ana e tij, kolonel Slavica shprehu përshtypjet e tij të thella për profesionalizmin e zyrtarëve dhe ushtarakëve të MM-së dhe FSK-së, si dhe mikpritjen dhe ngrohtësinë që ka gjetur në mesin e qytetarëve të Kosovës gjatë misionit të tij.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.