Ministri Mehaj ndau medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kompetencat e tij, si ministër i Mbrojtjes, ka ndarë medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për të cilët ka marrë vendim në “Ditën e Forcës”, si në vijim:

  1. Mirënjohje për zyrtaren e lartë, Fahrije Sadikun për realizimin e detyrave me përgjegjësi të lartë për arritjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes;
  2. Medalje për “Arritje të jashtëzakonshme” për: kolonel Sefer Isufin, nënkolonel Rifat Malokun, kapiten Ismail Hoxhën, dhe nënoficer Mendim Bellaqën, të cilët janë dalluar për arritje të jashtëzakonshme në zbatimin e detyrave, gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit në aktivitete brenda dhe jashtë orarit të punës.
  3. Medalje për “Shërbim të Shquar”, për: nënkolonel Remzije Zeqiraj, major Azman Mula, kapiten Ardian Ramadanin, nënoficer Zymer Tahirin, nënoficer Ilaz Durakun, nënoficer Fisnik Demollin, nënoficer Dritan Januzaj, nënoficer Hasim Drenovcin, nënoficer Mentor Jetullahun, nënoficer Bunjanin Raçin, nënoficer Arbër Krasniqin dhe nënoficer Alban Gashin, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka uruar të gjithë duke shprehur besimin e plotë se, bashkërisht të vazhdohet me suksese edhe më të mëdha në vitin 2022.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.