Ministri Mehaj mori pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji. “Duke e njohur mirë përgatitjen e tij, gatishmërinë dhe vullnetin për t’i shërbyer atdheut, jam i bindur që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të shënojnë arritje të larta nën drejtimin e tij profesional, me integritet dhe dinjitet, e cila do të rezultojë më përmbushjen e misionit për garantimin e sigurisë kombëtare”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast. Ministri Mehaj e siguroi z. Kingji që do të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke punuar si një trup i vetëm në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare si dhe sigurinë e stabilitetin rajonal, orientimin tonë në mbështetje të Misioneve të NATO-së, në partneritet të plotë me ShBA-të dhe BE-në.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.