Ministri Mehaj me delegacionin e tij nderoi ushtarakët kanadezë në memorialin Grand Parade

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij vizitoi memorialin ushtarak Grand Parade, duke nderuar për shërbimin e ushtarakëve kanadez në dy luftërat botërore, por dhe në luftën e fundit në Kosovë.
Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se Republika e Kosovës dhe gjithê populli u jemi shumë mirënjohës trupave tê Forcave të Armatosura Kanadeze që në periudha të ndryshme kanë shërbyer në Kosovë, si dhe mbesim të përkushtuar që si Republikê dhe Ministri e Mbrotjes të thellojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake me Kanadën, si shtet mik i yni.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.