Ministri Mehaj mbolli fidanë për shënimin e Ditës e Tokës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Shtime, së bashku me kryetarin e komunës, Qemajl Aliu, si dhe ushtarakët e FSK-së dhe zyrtarët e komunës, kanë shënuar 22 Prillin,  Ditën e Tokës,  për të demonstruar si gjithmonë mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për mbrojtjen e mjedisit kudo në vendin tonë.

Me këtë rast, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Shtime, u mbollën fidanë, si simbolike e fuqishme e pavdekësisë së tyre për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. “Përjetësia e tyre përveç në frymëzimin tonë të përhershëm, do të sublimohet edhe në fidanët që mbollëm sot në tokën e larë me gjakun e tyre që u bë dritë e jetë për ne”, theksoi me këtë rast Ministri Mehaj. Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

.  

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.