Ministri Mehaj: Mbështetja dhe eksperienca e Mbretërisë së Bashkuar shumë e rëndësishme në procesin zhvillimor të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim Këshilltarin e Transformimit të Mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, gjeneral brigade Johnny Bowron. Me këtë rast, gjeneral Bowron , uroi ministrin Mehaj për detyrën duke vlerësuar të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vizionin e tij për të ardhmen. Në takim, ministri Mehaj e njoftoi brigadierin Bowron me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, si dhe të arriturat e deritashme përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ai, ndër të tjera shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Bowron, më pas u prit edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili theksoi se partneriteti me Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në vazhdimësi për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj. Nga ana e tij, gjeneral Bowron shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme për këtë proces edhe në të ardhmen.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.