Ministri Mehaj mbajti ligjëratë në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”

Në ambientet e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mbajti ligjëratë, në akademinë ndërkombëtare verore që realizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”. Ai u pritë nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi i cili e shoqëroi dhe moderoi gjatë ligjëratës së ministrit Mehaj. Para audiencës vendore dhe ndërkombëtare të studiuesve, studentëve dhe ekspertëve të shkencave të politikës, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave të sigurisë, ministri Mehaj fokusin e ligjëratës së tij e kishte në temën “Siguria jonë nacionale në kuadër të mjedisit aktual të sigurisë globale dhe rajonale” për të vazhduar pastaj me përgjigje në pyetjet nga pjesëmarrësit në ligjëratë.Me këtë rast, ministri Mehaj nga perspektiva e tij profesionale, akademike, politike dhe diplomatike, dha një pasqyrë të zhvillimeve të përgjithshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Botë dhe reflektimin e këtyre zhvillimeve në mjedisin e sigurisë rajonale dhe nacionale.Në vazhdim, ministri Mehaj theksoi se mbi realitetin aktual të zhvillimeve dhe trendit në të ardhmen, ka projektuar edhe vizionin e tij për ndërtimin dhe zhvillimin e mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes. Pra, jo vetëm nga korniza e fushë-përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, por nga të gjitha elementet e sigurisë nacionale në sistem të integruar dhe funksional përballë kërcënimeve dhe rreziqeve bashkëkohore.Ligjërata e ministrit Mehaj u përcollë me interesim të madh nga të pranishmit, e që e dëshmoi edhe numri i madh i pyetjeve të adresuara me fokus për reflektimin e zhvillimeve politike në vend dhe rajon në sigurinë e vendit, rreth qëllimeve të tij strategjike në funksion të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, bashkëpunimin me forcat partnere dhe KFOR-in, bashkëpunimin ndërkombëtar etj.Në fund ministri Mehaj duke ju përgjigjur pyetjeve, nënvizoi se synimet kryesore të tij janë: zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së për përmbushjen e detyrës kryesore të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, si dhe krijimi i kapaciteteve ushtarake të afta për dislokim në operacione të përbashkëta me forcat aleate në krye me ushtrinë amerikane. Këto synime, sipas ministrit Mehaj, do të finalizonin vizionin e tij për integrim dhe anëtarësim në organizatat rajonale të sigurisë si: Kartën e Adriatikut SHBA-A5, Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO-n, si qëllim kryesor nacional.Në fund së bashku me rektorin Hajrizi, ministri Mehaj vizitoi disa nga ambientet e studimeve dhe punës akademike të UBT-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.