Ministri Mehaj ka vizituar Qendrën Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së pas realizimit të stërvitjes së përbashkët UKISAR-FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin, me rastin e realizimit të suksesshëm të stërvitjes për reagim të shpejtë në rast tërmeti. Ministri Mehaj, theksoi se duke njohur rëndësinë e madhe që ka fusha e kërkim-shpëtimit, angazhimin për avancimin e kësaj fushe në FSK e ka vendosur ndër objektivat e tij kryesor operacional. Gjithashtu, ai shtoi se kjo komponentë e rëndësishme, krahas nevojave operacionale, ndërlidhet fuqishëm edhe në detyrimin ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi ekipin e ekspertëve të Mbretërisë së Bashkuar për kërkim shpëtim-UKISAR që ka zgjedhur Kosovën dhe njësinë e FSK-së për të kryer stërvitjen e tyre të dislokimit ndërkombëtar të ekipit ‘Heavy’. Gjithashtu, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për personelin nga Holanda për kontributin e tyre në këtë stërvitje.    “Ne synojmë të ngrisim bashkëpunimin, ndërveprueshmërinë dhe reagimin ndërkombëtar ndaj fatkeqësive në nivelet dhe standardet më të larta”, theksoi ministri Mehaj, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes me FSK-në ka ambicie të larta për të qenë Qendra më e mirë e trajnimit për kërkim-shpëtim në rajon dhe më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.