Ministri Mehaj ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Ben Corell

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell. Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me gardën kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm. Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje. Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi  Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.