Ministri Mehaj ka pritur në takim ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu falënderimin e madh dhe mirënjohjen e thellë për përkrahjen e fuqishme të intervenimit të NATO-s në kauzën tonë të lirisë dhe për kontributin e madh të forcave gjermane në kuadër të KFOR-it, në vitet e para të pasluftës gjatë lidershipit të tij, kontribut i cili ka vazhduar pandërprerë dhe vazhdon edhe sot.

Ministri Mehaj dhe ish-Ministri Scharping gjithashtu diskutuan për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë, si dhe për proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar mbështetjen nga Gjermania, Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e saj të armatosura.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.