Ministri Mehaj dhe Ministri Aliu nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive

Në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërministror dhe ndërinstitucional, sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive respektive.
Krahas çështjeve në fusha tjera, MMPHI, përmes këtij memorandumi është vendosur për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.
Ky memoandum gjithashtu, ka për qëllim mbështetjen e MMPHI-së për MM-në edhe në fushat e veçanta, krahas mbështetjes së ndërsjellë nga ana e MM-së për MMPHI-së.
Dy ministrat, shprehën besimin e plotë për realizimin e suksesshëm të pikave konkrete të memorandumit dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në të gjitha fushat tjera të interesit të përbashkët.
Ministri Mehaj, pas marrëveshjes me Kryetarin e Prishtinës për lirimin e ushtarakëve nga pagesa e transportit publik urban, brenda një jave, realizoi edhe këtë marrëveshje e cila ndikon shumë në mirëqenien ekonomike të ushtarakëve të FSK-së.
Krahas objektivave tjerë, Ministri Mehaj, ka vendosur me prioritet mbi prioritete, përkujdesjen dhe mirëqenien ekonomike me fokus në rritjen e pagave për ushtarakët e FSK-së, me fokus, ushtarët dhe nënoficerët, zotim i cili do realizohet në të ardhmen e afërt.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.