Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari finalizuan Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajisjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor të FSK-së, dhe bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është realizuar dhe ka përfunduar rishikimi i organizimit të strukturës, personelit dhe të pajisjeve, në përputhje me misionin, detyrat dhe nevojat e FSK-së.
Pas analizave dhe konsultimeve në nivel të FSK-së dhe në mbështetje nga partnerët tanë strategjik u finalizua Tabela Organizative e Personelit dhe Pajisjeve (TOPP).
Në vazhdën e implementimit të Planit të Tranzicionit dhe zhvillimit të FSK-së, Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në pajtim me legjislacionin në fuqi, sot finalizuan Tabelën Organizative të Personelit dhe Pajisjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të dy udhëheqësit, falënderuan dhe përgëzuan grupet punuese për angazhimin e tyre profesional drejt zhvillimit të strukturës së re. Kjo përbën një hap tejet të rëndësishëm drejt arritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.