Ministri Mehaj dhe gjeneral Cikaqi pritën në takime lamtumirëse këshilltarin ushtarak italian, kolonel Levato

Me qëllim të shprehjes së falënderimit dhe mirënjohjes për kontributin në këshillë dhënie profesionale, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak italian, kolonel Giuseppe Levato, të shoqëruar nga pasuesi i tij, kolonel Sebastiano Petrolito. Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral i suksesshëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me besimin se ky partneritet do të thellohet edhe më tej në të ardhmen. Në takim të ndarë, kolonel Levato u prit edhe nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, i cili në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ndau kolonel Levatos medaljen “Shërbim vetëmohues”, me motivacion për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.  Partneriteti me Ministrinë Italiane dhe forcave e saj të armatosura është në nivel të shkëlqyeshëm dhe si faktorë shumë me rëndësi në procesin e zhvillimit të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.