Ministri Mehaj dekoroi gjeneral Federicin me medaljen “Shërbim i Shquar”

Me rastin e përfundimit të misionit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici. Me këtë rast, ai falënderoi gjeneral Federicin, për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe rolit të madh edhe në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.Me motivacion për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të FSK –së, e dekoroi me medaljen “Shërbim i Shquar”.Nga ana e tij, gjeneral Federici, i shprehu ministrit Mehaj mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë për të gjitha çështjet me profesionalizëm, objektivitet dhe transparencë të plotë.Ai shprehu edhe përshtypjet e tij të larta për periudhën e shërbimit, vlerësimin e lartë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe nderin dhe respektin e sinqertë të tyre ndaj ushtarakëve të KFOR-it. Bashkëpunimin dhe koordinimin me Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe mbështetjen për FSK-në, gjeneral Federici e vlerësoi në nivel shumë të lartë me besimin se kështu do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të pasuesit të tij

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.