Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ngushëlloi familjen e kapterit Baki Ejupi

Sot një delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i prirë nga kryeministri në detyrë z. Ramush Haradinaj dhe i shoqëruar nga ministri Rrustem Berisha, zëvendësministri Burim Ramadani, UD i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Faruk Geci, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, drejtori i Drejtorisë për Burime Njerëzore në MM, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj si dhe oficerë dhe zyrtarë të MM, FSK-ja dhe kabineti qeveritar, vizituan familjen Ejupi, për t‘i shprehur ngushëllime, me rastin e ndarjes së hershme nga jeta të Bakiut.
Zoti Haradinaj, me këtë rast, ka ngushëlluar familjarët Ejupi, duke ndarë dhimbjen me të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. „Sot kemi dal t`ju vizitojmë bashkërisht dhe të shprehim mbështetjen tonë për ju dhe për të gjithë, edhe për institucionin që ai ka punuar. Ne si vend i ri, djemtë më të mirë të këtij vendi i kemi në uniformë si në FSK ashtu edhe në Polici të Kosovës. Prandaj, kemi obligime për ta dhe familjet e tyre, të jemi bashkë si në punë, po ashtu edhe për ngushëllime“,- u shpreh kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vlerësuan lart punën dhe angazhimin e Bakiut në të gjitha periudhat, që nga lufta e lavdishme e UÇK-së e deri në krijimin e ushtrisë së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.