Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka vizituar sot zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Ministri Berisha ka takuar edhe ushtarakët e FSK-së, të cilët që nga momentet e para pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, me shumë profesionalizëm e përkushtim morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.“Sot vizituam zonat më të goditura nga tërmeti në Shqipëri. Është e papërshkrueshme dashuria dhe mirënjohja e thellë e qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës për trupat e FSK-së që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit gjatë këtyre ditëve. Banorët treguan për shumë raste trimërie kur ushtarët e Kosovës me vetëdije kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë në objekte të rrënuara, apo në rrënim, për të shpëtuar jetë të tjera” ka thēnē ministri Berisha, pasi takoi ushtarakët e FSK-së.

“Në këto ditë të dhimbjes së madhe për shqiptarët, shqiptarët u bashkuan më shumë se kurrë” ka shtuar Berisha.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.