Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni priti në takim Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në detyrë Bajram Gecaj

Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti sot në vizitë Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në detyrë Bajram Gecaj. Me këtë rast, Ministri Quni e njoftoi zëvendësministrin Gecaj me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19. Ai gjithashtu e njoftoi zëvendësministrin Gecaj edhe me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit varësisht nga rrethanat që mund të krijohen. Nga ana e tij, zëvendësministri Gecaj, shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.

Në fund, të dy u pajtuan se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i angazhimeve të dy ministrive, respektivisht Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka qenë në nivel shumë të mirë dhe u zotuan se do të vazhdohet edhe më tej me angazhimin në realizimin e planit të reagimit në luftimin e pandemisë COVID-19.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.