Ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Quni priti në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa

Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti sot në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa. Me këtë rast, Ministri Quni e njoftoi Ministrin Mustafa me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19. Ai gjithashtu e njoftoi Ministrin Mustafa me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.Nga ana e tij, Ministri Mustafa, shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.

Tema kyçe e takimit ishte shqyrtimi i pikave dhe çështjeve të përbashkëta të dy ministrive në përgjithësi dhe në planin e veprimit për përballjen me pandeminë COVID-19 në veçanti. Pas takimit të dy ministrat drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar rigorozisht rregullat dhe distancën sociale të përcaktuara për parandalimin e COVID -19.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.