MINISTRI I MBROJTJES DHE KOMANDANTI I FSK-SË, NDEROJNË USHTARËT E NATO-S, PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA DHE HEROIN E KOSOVËS ZAHIR PAJAZITI

Me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, datës së 12 qershorit që është data historike e çlirimit të Kosovës, Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm z. Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, bënë homazhe dhe vendosën lule tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të KFOR-it, shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe heroit të luftës së UÇK-së Zahir Pajaziti. Në ditën e çlirimit, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e NATO-s, në çlirimin e Kosovës për krah Ushtrisë Çlirimtare, Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, KFOR-it gjatë misionit në Kosovë, vendosën buqeta me lule. Po ashtu në ditën e çlirimit, sot kur Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, bënë homazhe dhe vendosen buqeta me lule para shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova, në shenjë nderimi dhe respekti të veprës jetësore, të kontributit politik në orientimin e politikës kosovare drejtë aleancës euroatlantike. Po ashtu Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, sot në ditën e çlirimit të Kosovës, në shenjë nderimi dhe respekti, për kontributin, sakrificën dhe rënien heroike, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule te shtatorja e Heroit të Kosovës, luftëtarit të orëve të para të UKÇ-së Zahir Pajaziti.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.