Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së bënë nderime në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, autoritetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të prirë nga Ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama kanë bërë nderime në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.Me këtë rast Ministri Quni ka shprehur vlerësimin më të lartë ndaj sakrificës së familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e vendit.“ 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së vendit është e lidhur ngushtë me flijimin e Jasharajve dhe luftën epike të Komandantit legjendar Adem Jashari, andaj sot dhe gjithmonë përkulemi dhe rrugëtojmë përpara me nderimin dhe respektin më të thellë për ta ”, ka thënë Ministri Quni.Kurse , Gjeneral Rama theksoi se duke e kujtuar të kaluarën tonë me lavdinë e Familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe gjithë sakrificës ndër breza, jemi duke ndërtuar dhe zhvilluar ushtrinë tonë si garancë e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

“Në këtë ditë festive, vlerësoj se të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe objektivat tonë për përmbushjen e misionit kushtetues, janë të ndërlidhura me frymëzimin që marrim nga madhështia e përhershme e jasharajve dhe Komandantit legjendar Adem Jashari ”, u shpreh ai.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.