Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj viziton njësitin e deminimit të FSK-së

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj sot ka vizituar njësitin e deminimit të FSK-së, i cili është duke punuar në pastrimin e hekurudhës të linjës Fushë Kosovë – Hani i Elezit, nga mbetjet e mundshme të pa eksploruara. Pastrimi i brezit hekurudhor ka lindur si nevojë me rastin e fillimit të punimeve në rikostruksionin e linjës hekurudhore. Njësiti i deminimit është duke bërë një punë efikase dhe profesionale, dhe deri më tash ka pastruar 15000 metra katrore të brezit hekurudhor.Me këtë rast ministri Mehaj pati një bashkëbisedim me pjesëtarët e njësitit të deminmit, të cilët i përgëzoi për punën e bërë me angazhim shumë të përkushtuar dhe profesionalizëm të lartë. Ai me këtë rast dëgjoi edhe sfidat me të cilat ballafaqohen deminimi dhe kërkesat e tyre konkrete. Ministri Mehaj duke vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e tyre, duke marrë në konsideratë specifikat që ka deminimi shprehi gatishmërinë për mbështetje të të gjitha atyre kërkesave, që qojnë në rritjen e efikasitetit dhe sigurisë në punë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.