Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj uron besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së, qytetarëve të besimit islam të Kosovës, këshilltarëve ushtarak të vendeve mike, pjesëtarëve të KFOR-it, NALT-it, atasheve ushtarak, miqve dhe bashkëpunëtorëve të besimit islam ju uron Festën e Fitër Bajramit. Gëzuar dhe urime Festa e Fitër Bajramit, me shumë shëndet, solidaritet, paqe, suksese dhe lumturi në familjet tuaja. Në këto momente feste, një urim të posaçëm Ministri Mehaj ju drejton, të gjithë atyre që në këto ditë vështira të pandemisë së COVID-19 gjinden larg familjeve të tyre dhe për të gjithë ata që janë duke shërbyer në detyra të ndryshme larg familjeve të tyre.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.