Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu gjeneralit Maier mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.Nga ana e tij, gjeneral Maier theksoi se është i kënaqur për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.Ministri Mehaj dhe gjeneral Maier u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështje me interes të përbashkët, në kuadër të rolit dhe përgjegjësive të të dy institucioneve të sigurisë.